Fajon paralajmëron: Integrim në BE, ose Ballkani merr drejtim tjetër

Nëse udhëheqësit europianë nuk do të mbajnë premtimet për Ballkanin, rajoni mund të marrë një drejtim tjetër. Kështu shprehet eurodeputetja Tania Fajon, në një intervistë për “Euronews”.

Ndërsa Bullgaria merr presidencën e radhës së BE-së, ish-rapotuesja për liberalizimin e vizave për Shqipërinë bën thirrje për t’iu mundësuar qytetarëve të rajonit një jetë më të mirë, për t’iu dhënë perspektivë të rinjve e për të hapur kufijtë.

Në të kundërt, paralajmëron ajo, Ballkani Perëndimor do ta humbasë durimin.

“Nëse udhëheqësit europianë nuk do të jenë të vetëdijshëm për atë që është në lojë dhe nëse nuk e mbajnë premtimin për zgjerimin, ne do ta humbasim shumë shpejt rajonin, që do të bjerë në paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ne shohim diku rritje të nacionalizmit dhe humbje të brezit të ri”, tha Tanja Fajon, eurodeputete.

Bullgaria do të organizojë një samit informal të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 17 maj.

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit