Haskuka: Tri kompani janë në aksion duke bërë pastrimin e rrugëve në Prizren

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se janë të angazhuar tri kompani me gjithsej gjashtëmbëdhjetë automjete që janë të angazhuara për pastrimin e rrugëve në Prizren, ndërsa në anën e Zhupës për shkak reshjeve më të medha ka vështirësi më të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Ja postimi i plotë:

Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, tri kompani me gjithsej gjashtëmbëdhjetë automjete janë në aksion duke bërë pastrimin e rrugëve në gjithë territorin e Komunës sonë. Pas kontrollit nga drejtori i shërbimeve publike Levent Kasëmi mund të themi që të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

Rrugët në anën e Zhupës, për shkak të trashësisë më të madhe të borës dhe temperaturave më të ulëta, kanë vështirësi më të madhe në qarkullimin e automjeteve.

Pas mesnatës nëpër të gjitha rrugët pritet të hidhet kripë. Përkundër kësaj, kërkohet që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes të shtuar.

Falënderoj drejtorin dhe gjithë punëtorët e kompanive të kontraktuara për punën e tyre.

tvprizreni

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Lajmet e Fundit