18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Prizreni, arenë e derbit shqiptar të Ligës Ballkanike

Pas humbjes nga ekipi maqedonas Blokotehna në Prizren javën që shkoi, basketbollistët e Bashkimit kanë një tjetër rast për fitore në Ligën Ballkanike, po para tifozëve të tyre.

Bashkimi, në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, do të përballet me Tiranën. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën (sot) prej orës 19:30 dhe i takon xhiros së dhjetë të BIBL-it, shkruan sot Koha Ditore.

Janë këto dy ekipet e vetme shqiptare këtë edicion. Vjet ishin pesë, katër nga Kosova e një nga Shqipëria.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Bashkimi është i katërti në tabelë me nëntë pikë sa i ka edhe Tirana në pozitën e pestë. Të dyja ekipet kanë regjistruar nga dy fitore e pesë humbje deri më tash

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit