Ronaldo synon të blejë një skuadër

Ikona e Real Madridit dhe Barcelonës, braziliani Ronaldo, ka shprehur ambicien e tij për të marrë në pronësi një skuadër, ndërsa ua ka vënë syrin ekipeve të kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Fituesi i Kupës së Botës është tërhequr nga futbolli aktiv në vitin 2011, por është i interesuar të kthehet në lojë në një pozitë tjetër, shkruan Koha Ditore.

Roli i presidentit të Federatës së Futbollit të Brazilit ishte diskutuar për fituesin e trefishtë të epitetit të futbollistit më të mirë të vitit, por është një pozitë tjetër që e tërheq 41-vjeçarin.

Ai është i interesuar të blejë një skuadër në kategorinë e dytë të Anglisë apo Spanjës, para se të lëvizë në një post administrues..

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit