10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

De Biasi: Shkruajini të gjithë Federatës, të bëhem trajner i Italisë

Prej kohësh është përfolur si një prej kandidatëve për trajner i kombëtares së Italisë dhe ai ende beson se mund të fitojë atë pozicion. Gianni di Biasi i ftuar në studion e Supersport, në momentin që hidhej shorti i Ligës së Kombeve ka deklaruar se shanset janë ende për të, ndoshta edhe me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

“Shkruajini të gjithë Federatës së Italisë të më zgjedhin mua trajner. Edhe kjo mund të shërbejë, por do të zgjidhet më parë presidenti dhe më pas do të vendoset për trajnerin”, deklaroi De Biasi.

Ish-trajneri i kombëtares ka bërë analizën e tij për shortin e hedhur në Lozanë, duke vlerësuar dy kundërshtarët e Shqipërisë. “Besoj seic e thashë më parë që Izraeli është në fazë tranzicion. Ata kanë futbollistë që kanë bërë histori në futboll, por për ne është problem ndeshja e parë, ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në eliminatoët e shkuara ndikuan ndryshimi i ndeshjes për arsyen e sigurisë dhe më pas edhe arbitri që ndikoi me veprimet e tij”, tha De Biasi.

Në komentin e tij, trajneri Italian foli edhe për grupin në të cilin është shortuar Italia. “Grup shumë i vështirë për Italinë, sepse janë dy realitete si Portugalia dhe Polonia. Kampionia e Evropës në fuqi dhe Polonia me shpëthimin e shumë futbollistëve që luajnë në kampionatet më të mira. Besoj se të gjitha grupet janë të forta dhe nuk është e lehtë për asnjë dhe kjo i jep më shumë bukuri këtij turneu”, u shpreh De Biasi që më tej zbuloi se ka qenë shumë pranë firmosjes me Kombëtaren e Polonisë.

“Nuk dua të flas për këto gjëra. Polonia ka qenë një opcion për mua, por bëhet fjalë 3 vjet më parë. Bëra gjënë e duhur, sepse shkova në Evropian me Shqipqërinë. Në atë kohën folën dy presidentët, Boniek dhe Duka dhe presidenti ishte i bindur që unë do të rinovoja kontratën”, tha De Biasi.Prej kohësh është përfolur si një prej kandidatëve për trajner i kombëtares së Italisë dhe ai ende beson se mund të fitojë atë pozicion. Gianni di Biasi i ftuar në studion e Supersport, në momentin që hidhej shorti i Ligës së Kombeve ka deklaruar se shanset janë ende për të, ndoshta edhe me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

“Shkruajini të gjithë Federatës së Italisë të më zgjedhin mua trajner. Edhe kjo mund të shërbejë, por do të zgjidhet më parë presidenti dhe më pas do të vendoset për trajnerin”, deklaroi De Biasi.

Ish-trajneri i kombëtares ka bërë analizën e tij për shortin e hedhur në Lozanë, duke vlerësuar dy kundërshtarët e Shqipërisë. “Besoj seic e thashë më parë që Izraeli është në fazë tranzicion. Ata kanë futbollistë që kanë bërë histori në futboll, por për ne është problem ndeshja e parë, ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në eliminatoët e shkuara ndikuan ndryshimi i ndeshjes për arsyen e sigurisë dhe më pas edhe arbitri që ndikoi me veprimet e tij”, tha De Biasi.

Në komentin e tij, trajneri Italian foli edhe për grupin në të cilin është shortuar Italia. “Grup shumë i vështirë për Italinë, sepse janë dy realitete si Portugalia dhe Polonia. Kampionia e Evropës në fuqi dhe Polonia me shpëthimin e shumë futbollistëve që luajnë në kampionatet më të mira. Besoj se të gjitha grupet janë të forta dhe nuk është e lehtë për asnjë dhe kjo i jep më shumë bukuri këtij turneu”, u shpreh De Biasi që më tej zbuloi se ka qenë shumë pranë firmosjes me Kombëtaren e Polonisë.

“Nuk dua të flas për këto gjëra. Polonia ka qenë një opcion për mua, por bëhet fjalë 3 vjet më parë. Bëra gjënë e duhur, sepse shkova në Evropian me Shqipqërinë. Në atë kohën folën dy presidentët, Boniek dhe Duka dhe presidenti ishte i bindur që unë do të rinovoja kontratën”, tha De Biasi.

Më Shumë

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Lajmet e Fundit