20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren përsëri shënon ngritje në rangimin ndërkombëtar

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, pas azhurnimit të bërë nga Cybermetrics Lab – Spanish National Research Council (www.webometrics.info), përsëri ka shënuar ngritje në rangim. Në bazë të rezultateve të publikuara në këtë web të cilat i ka përpunuar profesori i mirënjohur i UP-së, Prof. Dr. Blerim Rexha, UPZ është avancuar për 1473 vende më lartë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Në bazë të këtyre rezultateve, UPZ rikonfirmohet universiteti i dytë publik në vend.

Profesori Rexha, në një postim në fb ka theksuar se algoritmi i rangimit i bërë publik në http://webometrics.info/en/node/200 po avancohet çdo vit duke u krahasuar me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education, etj..

“Vlen të theksohet se vitet e fundit UPZ ka shënuar ngritje të vazhdueshme në ragimin ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar ishte universiteti me progresin më të madh në trojet shqiptare, duke u ngritur për mbi 6 mijë vende në këtë ranglistë. Deri këtu UPZ ka arritur falë punës dhe përkushtimit të gjithë punonjësve të UPZ-së dhe menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj i cili gjatë mandatit të tij ka vendos standarde të larta në çdo aspekt, ka theksuar Ramadan Baraliu, zëdhënës i UPZ-së.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit