13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kosova në grupin që jep shpresë për sukses

Me përfaqësuesen më të fortë të mundshme, me përfaqësuesen që e ka mposhtur një herë dhe me përfaqësuesen prej më të dobëtave në Evropë. Këto do të jenë përballjet e përfaqësueses së Kosovës në futboll në edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Shorti për edicionin 2018\19 të Ligës së Kombeve të UEFA-s është tërhequr të mërkurën në Llozanë të Zvicrës, ndërsa Kosova në bazë të shortit është vendosur në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, transmeton Koha Ditore.

Liga D është niveli më i ulët i Ligës së Kombeve, përkatësisht niveli i katërt, ndërsa në të garojnë 16 përfaqësueset evropiane që janë më së ulëti të renditura në ranglistën e UEFA-s (40-55).

Kosova – e ranguar në vendin e 53-të, vetëm para San Marinos e Gjibraltarit – në short ishte në vazon e katërt dhe përballë do të ketë rivalë që të paktën në letër vlerësohen më lart. Kosova i ka në grup Azerbajxhanin nga vazoja e parë, Ishujt Faroe nga vazoja e dytë dhe Maltën nga vazoja e tretë.

Azerbajxhani është kundërshtari më i fortë i mundshëm, pasi është më i ranguari prej përfaqësueseve të Ligës D. Me këtë përfaqësuese Kosova është dashur të përballet më 2 shkurt në një ndeshje miqësore në Antalya, por që është anuluar pas hedhjes së shortit.

Me Ishujt Faroe, Kosova është përballur tashmë, në një moment gëzimi dhe fitorja 2:0 ndaj kësaj përfaqësueseje vetëm sa vazhdoi festën për “dardanët”. U luajt pak ditë pasi Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit