Luftë me gjoba midis Sllovenisë e Kroacisë

Policia kroate në Gjirin e Piranit ka shënuar tetë raste të peshkatarëve sllovenë, të cilët po e kalojnë kufirin shtetëror pa leje. “Në adresat e tyre do të dërgojmë gjoba”, ka bërë të ditur të dielën Ministria e Brendshme kroate, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kumtesën e Ministrisë theksohet se “policia ka konstatuar të gjitha rrethanat e shkeljeve, duke i mbledhur të gjitha dëshmitë për inicimin e procedurave për shkelje në suaza të Ligjit për Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, derisa shkelësve sllovenë do t’u dërgohen vendimet në adresat e tyre”.

Autoritetet kroate në këtë mënyrë i janë kundërpërgjigjur Sllovenisë, pasi që të shtunën kishin protestuar rreth vendimit të kësaj të fundit për gjobitjen e peshkatarëve kroatë, që peshkojnë në ujërat e kontestuara të Adriatikut, për të cilat pretendime kanë të dyja shtetet..

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit