Përkujtohen të rënët e “Masakrës së Malishevës”

Në Malishevë dhe në Bubavec janë përkujtuar të rënët e 30 janarit të vitit 1990, apo si njihet edhe si “Masakra e Malishevës”, ku humbën jetën Hisni Mazreku dhe Ali Kryeziu, ndërsa ishin plagosur edhe dhjetëra të tjerë.

Në shënim të kësaj dite, homazhe dhe nderime, krahas familjarëve, kanë bërë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë të qeverisë komunale, zëvendësministri i kulturës, Rexhep Mazreku, figura të tjera si dhe qytetarë të shumtë.

“Kjo ishte një ngjarje e rëndë, e këso vrasje bëheshin thuajse çdo ditë në Kosovë, por organet komunale të Malishevës, ishin të parat, që pa marrë parasysh pasojat kolektive apo individuale, kishin reaguar për këtë vrasje të bërë në qendër të Malishevës, në pikë të ditës dhe kjo shënon rastin e parë të reagimit të institucionit, ku ish drejtuesit e asaj kohe, reaguan ashpër dhe në mënyrë institucionale, ndaj vrasjeve”, tha kryetari i Malishevës gjatë homazheve në vendin e rënies, në qendër të qytetit të Malishevës.

Më 30 janar të vitit 1990, forcat policore, kanë hapur zjarr mbi qytetarët e pafajshëm, duke vrarë tre persona, Ali Kryeziun dhe Hisni Mazrekun, si dhe një person tjetër, i cili asnjëherë nuk u identifikua ndërsa ishin plagosur shumë qytetarë të tjerë, në Malishevë dhe në fshatrat përreth.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit