8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Prizren:Mbi 5 vjet burgim personave që tentuan ta vrasin njërin me qëllim të mos dëshmojë në gjyq

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve me iniciale N.P dhe L.K.

I akuzuari me iniciale N.P. nga Prizreni, për shkak të veprës penale, të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1000 mijë euro, njofton Gjykata.

Ndërkaq, i akuzuari me iniciale L.K. nga Prizreni për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të njëjtit me datën 11.01.2017, rreth orës 17 me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale I.K. në punëtorin e tij e cila gjendet në Prizren, me qëllim që mos të dëshmojë si dëshmitarë në një proces gjyqësorë.

Më Shumë

Përcaktohet orari i Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll

Është përcaktuar orari i ndeshjeve të “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i Kupës, e që pritet të jetë spektakël...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit