Ministria e Kulturës s’mund të zhvendoset në Prizren gjatë shkurtit

Kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të dy objekteve që janë në pronësi të Komunës së Prizrenit për nevojat e bartjes së këtij dikasteri qeveritar ende nuk është shqyrtuar nga organet komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje edhe insistimi i këshilltarëve nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës, që kjo çështje të diskutohet në organin më të lartë vendimmarrës komunal në seancën e mbajtur të hënën nuk është miratuar.

Arsyetimi i drejtuesve aktualë të Komunës së Prizrenit ka qenë se trajtimi i kësaj teme kërkon kohë, përkatësisht përgatitje më të mirë, edhe sa i përket aspektit të kompletimit të dokumenteve të duhura. Kësisoj, MKRS-së do t’i dështojë planifikimi që një pjesë e kabinetit të ministrit, Kujtim Gashi, të zhvendoset gjatë shkurtit në qytetin jugor, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Sipas planifikimeve të MKRS-së, një pjesë e kabinetit të ministrit do të vendoset në objektin e ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, përderisa Departamenti i trashëgimisë kulturore në objektin e Kazermës së vjetër apo internatit..

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit