Kurrikula e re pa libra të gjuhëve të huaja

Shkollat e Kosovës janë duke e zbatuar kurrikulën e re mësimore, porse libra për lëndën e anglishtes nuk kanë as mësimdhënësit as nxënësit e klasave të para, ku ajo është futur si lëndë obligative për herë të parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndryshime të tjera rreth gjuhëve të huaja janë bërë edhe në klasat e gjashta, ku është futur si lëndë obligative gjuha gjermane krahas asaj angleze, por fondi i kësaj të fundit është zvogëluar nga tri orë në javë, në dy orë në javë, meqë ora e tretë e gjuhëve të huaja tashmë i dedikohet gjuhës gjermane.

Por, as këto ndryshime nuk janë përcjellë me hartimin e librave adekuatë. Kjo, për shkak se libri i gjuhës angleze ka mbetur me të njëjtat njësi mësimore, që i dedikoheshin fondit të orëve për një të tretën herë më shumë sesa që ka tani kjo lëndë për klasat e gjashta.

E mësimdhënësve nuk u është dhënë një plan i qartë për atë se cilat njësi të librit duhet t’ua mësojnë tani nxënësve në gjuhën angleze me fond më të vogël të orëve, nga libri i hartuar për një fond për një të tretën e orëve më shumë sesa që kanë tani klasat e gjashta për këtë lëndë…

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit