8.5 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Telashe

Kryetari i Prizrenit , Mytaher Haskuka dhe drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të rishikojnë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për vendimin e marrë nga kjo e fundit pas një padie të paraqitur nga Hekurudhat e Kosovës, ku është pezulluar Plani Zhvillimor Komunal, dhe komuna nuk mund të jap leje ndërtimore.

“Vendimi i Gjykatës pas padisë së Hekurudhave të Kosovës i marr qysh në muajin tetor të vitit të kaluar, po na shkakton telashe të jashtëzakonshme, sepse komunës pas këtij vendimi i pezullohet Plani Zhvillimor Komunal dhe nuk mund të japim asnjë leje ndërtimore”, theksoi ai.

“Ne si institucione komunale kërkojmë nga Gjykata dhe ministritë përkatëse që sa më shpejtë që është e mundur të rishikojnë vendimin dhe të shfuqizohet pezullimi i PZHK-së”

Ndërkaq, drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, kërkoi mirëkuptim nga të gjithë qytetarët të cilët mund të dëmtohen nga ky vendim i Gjykatës, dhe shpreson se organet kompetente në kohën sa më të shpejtë të mundshme të rishikojnë vendimin e marrë, i cili po e bllokon komunën në vendimmarrje në shërbim të qytetarëve.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se do t’i verifikojë të gjitha lejet ndërtimore të dhëna përreth vijës hekurudhore të qytetit, për të parë nëse zyrtarët përgjegjës komunalë i kanë lëshuar ato në përputhje me legjislacionin. Në të njëjtën kohë drejtuesit e kësaj prokurorie kanë theksuar se deri më tani i kanë pranuar mbi 60 kallëzime penale nga Hekurudhat e Kosovës me pretendimet për uzurpim të pronës./TVPZ/

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

KQZ shpall rezultatet përfundimtare: ky është rezultati i partive kryesore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Rezultati për subjektet kryesore që kanë marrë pjesë...

Lajmet e Fundit