18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Një javë mund të zgjasë gjetja e viktimave nga rrëzimi i aeroplanit rus

Operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën e rrëzimit të aeroplanit jashtë territorit të Moskës mund të marrë një javë, kanë thënë autoritetet ruse.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur 71 personat që kanë qenë në bord.

“Puna në vendin e ngjarjes është duke u kryer gjatë gjithë kohës”, u ka thënë gazetarëve ministri për Situata Emergjente, Vladimir Puchkov.

Ministria ka thënë se vetëm dy trupa janë gjetur deri më tash.

Në këtë operacion janë në detyrë rreth 400 punëtorë.

Puchkov ka thënë se operacioni i kërkimit është vështirësuar, “për shkak të zonës së gjerë, borës së madhe dhe territorit të komplikuar”.

Aeroplani Antonov An-148 është zhdukur nga radari më 11 shkurt pak kohë pasi ishte nisur nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk, kanë thënë zyrtarët.

“Të 65 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekipit që kanë qenë në bord kanë vdekur”, është thënë përmes një deklarate të zyrës ruse për hetimet e transportit.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov ka thënë se presidenti “ka shprehur ngushëllimet e thella për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit në këtë ngjarje”.

Edhe Shtëpia e Bardhë ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave duke thënë se “SHBA-ja është thellësisht e mërzitur për vdekjet tragjike të anëtarëve të bordit”.

Zëdhënësja e kompanisë, Saratov Airlines, Yelena Voronova, e ka identifikuar pilotin si Valery I. Gubanov, 51 vjeçar me 5,000 orë eksperiencë.

“Ekipi ka qenë me përvojë dhe aeroplani i sigurt”, i ka thënë ajo televizionit amerikan ABC.

Pjesët e aeroplanit janë gjetur në distriktin Ramenskoye, rreth 40 kilometrave larg aeroportit.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Lajmet e Fundit