6 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Gjashtë vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot bëhen gjashtë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës, kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton tek të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Amsera Reka, 5 vjeçe, po luante me kukulla të dielën pasdite, në një dhomë të Spitalit të Prizrenit. Një natë më parë, ajo u nxor nga gërmadhat teksa ishte strukur në gjoksin e nënës së vdekur. Deri më tash, Amsera është e mbijetuara e vetme e tragjedisë së Restelicës, ku nëntë persona vdiqën si pasojë e një orteku bore, derisa një 20 vjeçar dyshohet se vazhdon të jetë nën gërmadha.Jetonin afër njëri tjetrit.

Nëntë pjesëtarë të familjes Reka vdiqën për një ditë. Ata i zuri brenda shtëpive një ortek i borës i ardhur nga bjeshka sipër shtëpive. Nën rrënoja dyshohet se gjendet edhe një djalë i ri.

Vetëm një natë më parë ata kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një vajzë pesë vjeçe. Amsera është vajza e Avdullah (30) dhe Garka (29) Rekës, të cilët kanë vdekur. Bashkë me ta ka humbur jetën edhe Amari, djali i tyre dy vjeçar. Përveç këtyre, në këtë tragjedi kanë vdekur Fehim (57) Zekia (54), Rexhep (58), Fatima (58) Seldin (17) dhe Resmina (20), binjake me djalin që supozohet se gjendet nën rrënoja. Përveç shtëpive të vëllezërve Reka, kanë pësuar edhe gati njëzet shtëpi që gjenden në lagjen me të skajshme të fshatit, mirëpo në to nuk banonte askush.

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit