5.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Messi nuk e sheh veten si shok me Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dyshon se do të bëhet shok i ngushtë ndonjëherë me rivalin e tij të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Dy futbollistët kanë dominuar skenën e futbollit botëror për afro një dekadë, ku tifozët natyrisht kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të ekzagjeruar një ndjenjë armiqësie mes tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Dy superyjet e futbollit kurrë nuk kanë treguar përbuzje për njëri-tjetrin, por edhe kurrë nuk kanë pasur një marrëdhënie jashtë futbollit apo jashtë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të më të mirëve ku ishin protagonistë.

Dhe Messi nuk pret që kjo të ndryshojë në një të ardhme.

“Nuk e di nëse do të jemi shokë në të ardhmen. Miqësia ndërtohet duke kaluar kohë së bashku, dhe duke njohur njëri-tjetrin. Ne nuk kemi një marrëdhënie, kryesisht pasi e shohim njëri-tjetrin vetëm nëpër ceremoni të çmimeve dhe është hera e vetme kur flasim. Çdo gjë është në rregull mes nesh, thjesht jetët tona nuk kryqëzohen shumë shpesh”, ka thënë Messi për revistën “World Soccer”…

Më Shumë

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit