Digjet një objekt në Zhur

Në fshatin Zhur, dje rreth ores 15:00 është djegur një kuzhinë verore e familjes së R. Elezkurtaj.

Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, njofton se ai pasi është informuar nga disa bashkëfshatarë rreth shpërthimit të zjarrit në këtë objekt familjar, ai kishte njoftuar menjëherë Brigaden e Zjarrëfikësve,Policinë e Kosoves si dhe KEDS-in, të cilët kishin arritur në vendngjarje.

Gjithashtu vlen të theksohet se, edhe ndihma e zhurjanëve nuk ka munguar rreth shuarjes së zjarrit.raporton Tv Prizreni

Sipas dyshimeve të para, shkaktar i zjarrit ka qenë frigoriferi i cili kishte marrë flakë. Sipas familjarëve, dëmet materiale arrijnë shumën rreth 3.500 euro. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar lëndime…

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit