Policia sekuestron dy armë në Poslisht të Prizrenit

Policia e Kosovës, ka sekuestruar dy armë në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit gjatë të hënës.

“Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren e kanë ftuar për intervistë një të dyshuar nga fshati Poslisht pasi që më parë ishin siguruar informacione të besueshme se i dyshuari posedonte një armë zjarri”.

“Gjatë intervistës, i dyshuari ka treguar se është në posedim të një kallashnikovi me dy karikatorë dhe një pistolete “Ekol Special 99”  jo funksionale”, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

“Armët janë sekuestruar nga krim teknikët ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit