12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Haskuka: Sivjet fillon ndërtimi i çerdheve për fëmijë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se sivjet do të fillojë ndërtimi i çerdheve për fëmijë.

“Prej 4 çerdheve publike, sa ka pasur Prizreni deri para 10 vitesh, sot nuk e ka asnjë. Gjatë mandatit 4 vjeçar do të hapen 4 çerdhe publike, 2 nga të cilat do fillojnë të ndërtohen këtë vit”, shkruan ai në Facebook.

“Por, përveç objektit për edukimin e fatosave, nevojiten edhe kuadro profesionale”.

“Në takim me përfaqësuesit e CARITAS-it u dakorduam që të fillohet me trajnimin e mësimdhënësve dhe edukatorëve”.

“Pos kësaj, CARITAS-i do ta ndihmojë Komunën edhe në agrokulturë, gjegjësisht me ndërtimin e kooperativave për bujq dhe fermerë, në mënyrë që produkteve vendore t’u ngritet cilësia dhe konkurentshmëria në treg”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit