Haskuka: Kam qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar (Video)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për problemet brenda Vetëvendosjes.

Haskuka ka theksuar se ka qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidonte për kryetar të Lëvizjes.

“Unë deri vonë nuk e kam kuptuar problemin brenda VV-së, kam qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar”, ka thënë Haskuka.

Ai ka shtuar se nuk mendon që është shtjerrë debati brenda VV-së, por që më mirë është me debatu brenda suazave që të ndryshohet diçka.

Duke folur rreth të dorëhequrve nga pozitat brenda VV-së, Haskuka theksoi se “çdo person që humbim është problem, dhe jam për atë që mi pas të gjithë brenda Lëvizjes”.

I pari i Prizrenit theksoi se Vetëvendosje nga qytetarët është parë si organizata e vetme për ndryshim në Kosovë.

“Çështja kyçe është me debatu dhe me diskutu sërish se cilat janë kërkesat specifike, dhe kërkesë specifike nuk është që Albini mos mu bë kryetar”, tha Haskuka. /Telegrafi/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Lajmet e Fundit