20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Rektorët Musaj e Vataj po marrin pjesë në një konferencë për arsimin e lartë në Gjenevë

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, po merr pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë”, që po mbahet në Gjenevë.

Përveç Universitetit “Isa Boletini”, në këtë konferencë janë të pranishëm edhe përfaqësues të universiteteve tjera kosovare, mandej nga rajoni dhe bota.

Konferenca është organizuar nga UNESCO në bashkëpunim me organizata rajonale dhe globale që merren me arsimin e lartë.

Në kuadër të kësaj konference më 15 dhe 16 shkurt në Gjenevë mbahet takimi konsultativ për Evropën Perëndimore, ku po diskutohet për rolin e sigurimit të cilësisë për arsimin e lartë, për sfidat dhe trendet.

Rektori, Alush Musaj, ka deklaruar se është një konferencë mjaft e rëndësishme për arsimin e lartë, me pjesëmarrje të gjerë nga universitete dhe organizata të ndryshme botërore. “Është një përvojë e mirë, ku diskutohet për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Në këtë kontekst ne presim që të përfitojmë nga praktikat më të mira”, ka thënë Musaj.

Sipas tij, rritja e cilësisë në arsim është shndërruar në prioritetin kryesor edhe në Universitetin “Isa Boletini”. “Tashmë kur po bëhemi gati të festojmë 5-vjetorin e themelimit të Universitetit dhe vendosjen në kampusin e ri, me të gjitha forcat do të orientohemi në rritjen e cilësisë”, ka theksuar ai.

Më Shumë

18 pikë negative brenda dy viteve, policia ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është anuluar patentë shoferi i një drejtuesi të automjetit, për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit