Ish -kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu vizitoi shkollën e Fondacionit Maarif në Prizren

Ish-Kryeministri i Republikës së Turqisë, deputeti nga radhët e AK Partisë, Ahmet Davutoglu i cili qëndron në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot vizitoi shkollën e Fondacionit Turk Maarif, “International Maarif Schools of Kosova”, në qytetin e Prizrenit, transmeton Gazeta e Re.

Me rastin e vizitës, Davuto?lu, tha se Fondacioni Maarif është një institucion shumë i rëndësishëm për shtetin e Turqisë në fushën e edukimit edhe jashtë Turqisë.

“Ndihemi shumë të lumtur që Fondacioni ‘Maarif’ ka filluar aktivitetet e para në Ballkan nga Kosova. Objektivat e fondacionit janë shumë të larta, sepse synojnë që të arrijmë pikën më të lartë në fushën e edukimit. Synojmë që fëmijët të cilët do të jenë krijuesit e të ardhmes së Kosovës do të përgatiten për të ardhmen me një edukim të mirë dhe kualitativ. Kjo ka një domethënie shumë të madhe për Kosovën, sepse Kosova është një shtet mik i yni”, tha Davuto?lu.

Ai më pas vizitoi ambientet e shkollës.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Lajmet e Fundit