Sekuestrohen armë në fshatin Zhur dhe Grejkoc

Në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale dhe sekuestrimin e gjësendeve ilegale, hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren pasi që kishin siguruar informacione të besueshme se një i dyshuar nga fshati Zhur kishte në posedim dy armë të gjata e kanë ftuar të paraqitet ne stacion.

Gjatë intervistës, i ballafaquar me provat, i njëjti ka treguar se armët i mbanë të fshehura në stallë. Krim teknikët e kanë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike dhe një pushkë gjahu.

Ndërkaq, rasti i dytë është zbuluar sot në mesnatë nga policët e trafikut rajonal në një pikë kontrolli në fshatin Grejkoc. Një automjet është ndaluar për kontroll dhe në çantën e krahut tek pasagjeri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “ZORAKI M 906 B” me 4 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Për të dy rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar inicimin e rasteve, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton zyra për Informim Publike Policisë Rajonale në Prizren.

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit