Thaçi ngushëllon Obamën, për vrajsen dhe plagosjen e qytetarëve amerikanë

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi presidentin amerikan Barack Obama dhe popullin amerikan, pas ngjarjes tragjike, ku u vranë dhe u plagosën disa qytetarëve amerikanë.

“Me dhembje mësuam lajmin për ngjarjen tragjike në Uashington, me ç’rast kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa qytetarë amerikanë.

Vrasja në Navy Yard ka shkaktuar pikëllim tek miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ngjithashtu në Kosovë po përjetohet rëndë.

Populli i Kosovës dhe institucionet e tij solidarizohen me administratën e SHBA-ve me popullin amerikan dhe veçanërisht me familjet e viktimave.

Shprehim besimin dhe shpresën se SHBA do të gjenë forcë për ta përballuar këtë tragjedi, duke gjetur fajtorët dhe duke ndëshkuar në mënyrë meritore shkaktarët e krimit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit