19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Goranët e Dragashit: Atë që se bënë kurrë shqiptarët për Pavarësi, e bëri drejtori ynë

Këtë vit, ndryshe nga të tjerët, përvjetori i pavarësisë së Kosovës u festua në mënyrë të veçantë në Dragash.

Më 16 shkurt, një ditë para përvjetorit, ndërsa të gjithë po përgatiteshin për festën e madhe, në Dragash u festua për herë të parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha”.

Festimi u organizua nga Behar Brenolli, drejtori i ri i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Komunën tonë.

Me këtë rast, ai uroi të gjithë punëtorët shëndetësor në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Radio Gorës, ky veprim i drejtorit nga komuniteti jo-shumicë është diçka që nga drejtorët e komunitetit shumicë (shqiptarë) nuk u veprua kurrë më parë.

Kjo është hera e parë pas luftës në vitin 1999 që dikush nga komunitet jo-shumicë është emëruar drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor./Opojasot.com

Më Shumë

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Lajmet e Fundit