Bashkëluftëtarët e urojnë Limajn

UCK-logo5-23Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, urojnë komandantin e ZO të Pashtrikut, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë, për fitoren e radhës.

“Pas fitores në luftë dhe fitores në Hagë, dita e sotme do të shënohet si ditë e fitores kundër persekutimit dhe luftës psikologjike që po bëhet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj.

Ne shfrytëzojmë këtë rast të gëzuar, që të urojmë për këtë fitore të madhe, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe tërë popullin shqiptar, i cili me ankth po përcjell çdo proces të montuar e të gatuar nga Beogradi, me qëllim të njollosjes së vlerave të shenjta të luftës sonë çlirimtare.

Procesi i ashtuquajtur “Kleçka”, jep një mesazh shumë të qartë për të gjithë kolaboracionistët, se nuk ka forcë që e njollos luftën e drejtë të popullit për liri dhe se nuk ka forcë që mund të barazojë viktimën dhe agresorin. Ne ngadhënjyem kundër pushtuesit në luftë, e jemi ngadhënjimtar edhe në paqe”, thuhet në urim.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Lajmet e Fundit