15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Zvicër, nga orteku humb jetën një alpinist

Katër alpinistë mbrëmë u përfshinë nga orteku në malin Aiguille de la Tsa me lartësi mbidetare 3.500 metra

Të paktën një alpinist humbi jetën dhe tre u plagosën në ortekun i cili u shemb në Alpet zvicerane pranë kufirit zvicerano-italian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zvicerane e lajmeve SDA transmetoi deklaratën e Drejtorisë të Policisë në Kantonin Valais, në të cilën thuhet se katër alpinistë mbrëmë janë përfshirë nga orteku në malin Aiguille de la Tsa me lartës mbidetare 3.500 metra.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin alpinistët e lënduar dhe t’i transferonin në spital ndërsa një grua 40-vjeçare iu nënshtrua plagëve pak pas mbërritjes në spital.

Tre alpinistët tjerë u shtruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të paktën tre alpinistë kanë vdekur në tre ortekë që kanë ndodhur në Alpet zvicerane që nga fillimi i vitit.

Më Shumë

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit