18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

“Më i miri në histori”, Messin e lavdërojnë Coutinho dhe Busquetsi

Coutinho dhe Busquets kanë vetëm fjalë të mirë për pesë herë më të mirin e botës, Lionel Messi, që realizoi dy gola të bukur kundër Gironës mbrëmë në “Camp Nou”.

Philippe Coutinho dhe Sergio Busquets e kanë lavdëruar Lionel Messin për paraqitjen fantastike në fitoren e Barcelonës 6-1 ndaj Gironës.

Messi dhuroi spektakël në Camp Nou, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm, veçohet ai nga gjuajtja e lirë.

Kur të gjithë po e prisnin topin në ajër, Messi goditi fuqishëm nën këmbët e barrikadës për ta dërguar topin në cepin e portës.

“Leo është i mrekullueshëm”, u shpreh Coutinho për “Movistar”. “Ai i mashtroj të gjithë me golin që shënoi. Është e pabesueshëm se sa i mirë është Messi”.

“Çdo ndeshje po kuptohemi më mirë me njëri-tjetrin, me të, me Suarezin. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Coutinho.

“Po mësoj pak nga pak dhe më duhet të punoj shumë”.

Për 5 herë më të mirin në botë fjalë të mira pati edhe Sergio Busquets, që nuk ka as dyshimin më të vogël se 30 vjeçari “është më i miri në histori të futbollit”.

“Ai gjithmonë e bën diferencën, kjo është çfarë e bën atë më të mirin në botë dhe në histori të futbollit”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Me dy golat kundër Gironas, Messi ka shkuar në 22 finalizime në La Liga, vetëm një gol prapa golashënuesve më të mirë në Evropë, Kane, Salah e Cavani – që kanë realizuar nga 23. /

Më Shumë

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Lajmet e Fundit