5.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të hënën, është mbajtur shqyrtimi fillestar me ç’rast i akuzuari Begaj, ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për akuzën që i vihet në barrë..

Sipas Begajt, aktakuza ndaj tij është ngritur padrejtësisht, duke shtuar se në këtë rast është dashur të akuzohen ata persona të cilëve iu ka humbur lënda në fjalë.

Pas kësaj, gjykatësi Gëzim Pozhegi, shqyrtimin e dytë e ka caktuar më 26 mars 2018, në ora 10:00.

Ndryshe, shqyrtimi fillestar ishte paraparë të mbahej, të enjten e kaluar, më 22 shkurt, mirëpo me anë të parashtrese, Begaj e kishte njoftuar gjykatën se ndodhet në një udhëtim zyrtar dhe nuk mund të ishte i pranishëm në atë seancë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 29 dhjetor 2017, e të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Ragip Begaj, akuzohet se duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar, atë të kryetarit të Komunës së Malishevës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Shërbyesit Civil, me qëllim të përfitimit të personit tjetër, duke e dëmtuar buxhetin e komunës, ka angazhuar Labinot Mazrekun, në cilësinë e menaxherit të prokurimit në kuadër të Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe me të njëjtin më 7 shkurt 2014, ka lidhur kontratë mbi vepër në kohëzgjatje prej 5 muajsh dhe më pas e ka vazhduar edhe për dy muaj, edhe pse më parë komuna e kishte punësuar menaxherin për prokurim dhe zyrtar të licencuar, të cilët posedonin certifikata të prokurimit dhe mund t’i kryenin ato detyra.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Begaj, edhe pse ka kuptuar se në zyrën e menaxherit të prokurimit, Haxhi Krasniqit, ka pas keqpërdorime, respektivisht ka humbur dosja e operatorit ekonomik “SHPK Albakos & NNSH Korben”, Pejë-Gjakovë, i cili operator kishte parashtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), si palë e pakënaqur dhe ankesa i ishte aprovuar nga ky organ, sipas vendimit PSH.Nr.234/14 të Panelit Shqyrtues të OSHP-së, të datës 11.08.2014, sipas të cilit vendimi i autoritetit kontraktues është anuluar si i pabazë dhe është urdhëruar ky autoritet ta kthej lëndën në ritenderim, si dhe ka obliguar autoritetin-komunën, se të marr në përgjegjësi personat përgjegjës për humbjen e ofertës, me të cilin rast, i pandehuri pas pranimit të vendimit, në procedurë të shpejtuar pezullon të gjithë zyrtarët e prokurimit nga puna me 50 % të pagës prej 14 gushtit 2014, edhe pse dosja ishte zbuluar dy ditë pas pranimit të vendimit dhe atë në zyrën e menaxherit të prokurimit dhe pasi që i pandehuri kishte hetuar duke përfshirë këtu edhe përmes regjistrimeve të kamerave në zyrën e prokurimit lidhur me çështjen e dosjes së humbur, por i njëjti duke shpërdoruar detyrën zyrtare ka ndërmarr këto veprime në kundërshtim me ligjin.

Me këtë, kryetari Begaj, akuzohet të ketë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Aldo zbulon sekretin: Kam qenë i lidhur me njërën nga vajzat këtu…

Në një sfidë të re nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania duhet të tregonin dy të vërteta dhe...

Aksident me të lënduar në Hamovc të Rahovecit

Një aksident raportohet se ka ndodhur sonte në Hamovc të Rahovecit. Sipas RahovecPost, në këtë aksident një person dyshohet se ka pësuar lëndime trupore. Marketing

Lajmet e Fundit