18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Gjenerali amerikan: Rusia është zjarrvënës dhe zjarrfikës në Siri

Rusia po përpiqet të luftojë ndikimin diplomatik të SHBA-ve, duke forcuar konfliktin në Siri dhe duke e portretizuar veten si një arbitër në luftën civile, tha sot gjenerali i lartë amerikan që shërben në Lindjen e Mesme, gjatë një kritike drejtuar Moskës.

“Po bëhem shumë serioz, kur them se ata luajnë rolin e zjarrvënësve dhe zjarrfikësve, duke ushqyer tensionet dhe pastaj duke u përpjekur t’i zgjidhin ato në favor të tyre”, tha gjenerali amerikan, Joseph Votel para Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai tha se Moska po shtyn alternativat për negociatat politike të udhëhequra nga Perëndimi në Siri dhe Afganistan, në mënyrë që të kufizojë ndikimin e SHBA-ve, trasnmeton kp.

Në frontin ushtarak në Siri, Votel tha se Rusia po përdor konfliktin për të testuar dhe ushtruar armë të reja dhe taktika, “shpesh me pak vëmendje për dëmet kolaterale, apo viktima civile”.

Ai pohoi se një rritja e sistemeve raketore ruse në Lindjen e Mesme “kërcënon qasjen dhe aftësinë tonë për të dominuar hapësirën ajrore të rajonit”.

Votel tha se së bashku me Iranin, Rusia po përpiqet të forcojë qeverinë siriane nën presidentin Bashar al-Assad dhe të thyejë partneritetin e vjetër strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.

Uashingtoni dhe Ankaraja janë gjithnjë e më shumë në kundërshtim për praninë e luftëtarëve kurdë sirianë, të mbështetur nga SHBA-të, të konsideruar nga Turqia si të afërt me terroristët kurdë.

Duke folur për këta luftëtarë, të cilët veprojnë nën flamurin e Forcave Demokratike të Sirisë, Votel tha “partnerët tanë në terren në Siri kanë avancuar në një rrugë të gjatë drejt objektivave tona dhe ne do të rrimë me ta drejt përfundimit të kësaj lufte, për eliminimin e Shtetit Islamik në territorin sirian”,

Më Shumë

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Lajmet e Fundit