15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Bashkëpunim mes dy komunave

Nënkryetari i Komunës së Helsinborgut në Suedi dhe kandidati për deputet në parlamentin suedez, Ola Muller dhe sekretarja politike e socialdemokratëve suedez, në këtë pjesë të Suedisë, të shoqëruar edhe nga zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës, Afrim Bekteshi, kanë qëndruar sot në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, ku kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm mes dy komunave.

Fillimisht, kryetari Begaj, pasi i falënderoi për vizitën, i ka njoftuar mysafirët suedez me Malishevën, që nga formimi i saj e deri më sot, për popullsinë dhe resurset që ka Malisheva, si dhe për synimet e komunës në zhvillimin ekonomik dhe social. Po ashtu, Begaj, e falënderoi edhe shtetin e Suedisë, për mbështetjen e dhënë për vendin tonë dhe për Malishevën.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës së Helsingborgut, Muller, u shpreh shumë i kënaqur me arritjet dhe përpjekjet e Kosovës dhe të Malishevës, sidomos nga pas lufta, për zhvillimin e vendit, si dhe i vlerësoi lartë resurset që ka Malisheva, në veçanti për rininë e saj, si kapaciteti më i madh i një vendi.

Begaj dhe Muller, kanë biseduar për çështje të ndryshme, me interes të përbashkët,  dhe janë pajtuar për bashkëpunim të ndërsjellë, sidomos në çështjet e arsimit, si dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes dy komunave.

Në Suedi, jetojnë dhe punojnë një numër i madh i qytetarëve nga Malisheva të cilët janë të integruar në shoqërinë suedeze, e që njihen edhe me hapjen e shkollës së parë shqipe në Suedi.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

Arben Veselaj/RTK-Radio Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik - publicist,...

Lajmet e Fundit