35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Restelica në ankth të ortekëve

Me një pozitë të papërshtatshme gjeografike, fshati Restelicë i komunës së Dragashit është i rrezikuar nga ortekët e borës. Banorët këtu zgjohen me frikën e ndonjë orteku të mundshëm.

Ata thonë se çdo vit kanë kërkuar nga komuna që të ndërmarrë diçka në parandalimin e një tragjedie tjetër, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Po ka rreziqe nga të gjitha anët madje shumë, të rrezikuar jemi këndej nga tuneli, nga keni ardhur ju e keni parë edhe vet sa shumë borë ka pasi jetojmë në një vend të papërshtatshëm. Komuna nuk na ndihmon, askush nuk interesohet”, ka thënë një banor, raporton KTV.

“Këtë vit nuk ka pasur shumë borë, ne jemi të rrezikuar, por s’kemi çfarë të bëjmë, çka vjen nga Zoti mirë se vjen”, ka thënë një tjetër.

Edhe në komunë e pranojnë që aty ka rrezik nga rrëshqitja e borës. Por thonë që nuk kanë pasur përkrahje financiare nga institucionet qendrore.

Selami Saiti, nënkryetar i Komunës së Dragashit gjithashtu ka thënë se kanë vënë disa shtylla metalike dhe disa rrjeta për parandalimin e rrëshqitjes së gurëve dhe borës, mirëpo nuk është e mjaftueshme.

Janë bërë 6 vjet nga tragjedia, këtu në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, ku një ortek bore la të vdekur 11 anëtarë të së njëjtës familje. Nga kjo tragjedi kishte shpëtuar vetëm një vajzë që atëkohë ishte 5-vjeçare. Atëkohë komuna kishte investuar diçka, por banorët thonë se ato nuk mjaftojnë.

Nga orteku u shkatërruan edhe shumë shtëpi të tjera, që asnjëherë nuk u kompensuan pronarët e tyre.

Ndryshe, ky fshat ka më shumë se 5 mijë banorë të regjistruar por gjysma prej tyre jetojnë jashtë vendit.

 

Më Shumë

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit