14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Nënkryetari i Parisit, Kristof Zhirard, i gatshëm të bashkëpunojë me kryetarin e Prizrenit

Komunën e Prizrenit, të martën e ka vizituar nënkryetari i Parisit, Kristof Zhirard.

I pari i Prizrenit, këtë vizitë e ka vlerësuar lartë.

Ai tha se me nënkryetarin e Parisit, ka biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Prizrenit.

“Nënkryetari Zhirard tashmë do të jetë edhe ambasador i Prizrenit në Francë”, tha ai.

Nënkryetari i qytetit të dritave, Kristof Zhirard, ofroi gatishmëri të plotë që në shumë sfera të zhvillohet Prizreni evropian, siç e quajti ai.

“Prizreni është qyteta i rëndësishëm evropian, dhe se ai tashmë e ka vërtetuar një gjë të tillë përmes Dokufestit dhe trashëgimisë së pasur kulturore.

“Ne jemi të interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, sidomos në sektorin e kulturës”.

“Prizreni është i veçantë për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, poashtu edhe për shfrytëzimin e hapësirës publike për projekte të ndryshme kulturore siç është Kino Lumbardhi, për të cilin projekt jam interesuar edhe vet pas vizitës sime të parë që i bëra Prizrenit, në një nga edicionet e kaluara të Dokufest”.

“Me një administratë të shëndoshë të udhëhequr nga njerëz të rinj dhe me plotë energji si kryetari Haskuka, janë tregues i mirë se e ardhmja e rinisë tuaj është e lidhur ngushtë me një klimë të përshtatshme për zhvillim ekonomik , që mundëson punësim të tyre. Për këto çështje, përkrahja jonë nuk do të mungoj”, theksoi ai./tvprizreni.com/

Më Shumë

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Lajmet e Fundit