20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Rexhaj: Me krenarinë më të madhe do ta votojë kundër demarkacionin

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka deklaruar se do ta votojë kundër versionin aktual të demarkacionit, i cili përmban deklaratën e përbashkët të dy presidentëve atij të Malit te Zi, Filip Vujanovic dhe të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Me krenarinë time më të madhe do ta votojë kundër” deklaroi Rexhaj.

Ai ka vlerësuar se AAK, Nisma dhe Vetëvendosje kishin ndjekur një rrugë së bashku, përdersia qeveria Haradinaj ka devijuar nga kjo rrugë dhe “kanë zgjedhur t’i falin tokë Malit të Zi”.

Sa i përket deklaratës së dy presidentëve Rexhaj ka thënë se në këtë tekst nuk përmendet asnjëherë fjala “korrigjim”, përderisa shtoi se një gjë e tillë varet nga vullneti politik.

“Korigjimi i marrëveshjes së demarkacionit varet nga vullneti politik, e ky mund të jetë i anës së kosovarëve”

“Mirëpo në qoftë se Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen, atëherë çfarë vullneti politik mund të ketë për t’i kthyer tokë Kosovës?” është shprehur Rexhaj.

Deputeti i Vetëvendosjes gjithashtu deklaroi se edhe në qoftë se ratifikohet marrëveshja e demarkaconit nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave, ngaqëekziston edhe një kusht ai për luftimin e korrupsionit.

Më Shumë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit