Lamtumirë, ditarë e indeksa !

Ish-ushtari i UÇK-së, profesori Sabahajdin Cena nga Rahoveci, ua ka dhënë lamtumirën ligjëratave dhe studentëve, pasi ai të hënën është pensionuar, dhe tani e tutje ka vendosur të vazhdojë jetën e tij me aktivitetet që i ka përshpirt.

Këtë njoftim vet profesori Cena e ka bërë në profilin e vet në “Facebook”.

Sot është 13 marsi, ditë kur jam lindur në Rahovec, atëherë para 65 vitesh, më 1953.

Por, kjo është edhe ditë kur duhet të ndahem dhe t’ua lë lamtumirën ish-nxënësve të nderur, sot intelektualë të shquar, kolegëve të shkollave fillore e të mesme ku punova gjatë tërë jetës, e ku i mbusha vitet për pensionim, prandaj në ditën e sotme, 13 mars të vitit 2018, unë ua lë lamtumirën të gjithëve, do të pensionohem.

Së këndejmi, edhe lamtumira u shkon edhe studentëve të nderuar anembanë trojeve etnike, kolegëve të stafeve akademike e administrative dhe studentëve para të cilëve dola për herë të parë më 1 tetor të vitit 1991 në ish-Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, sot Fakulteti i Edukimit në Univeristetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, e pastaj edhe në Gjakovë, në Prishtinë e në Gjilan.

Po kështu, lamtumira u kalon edhe bashkëluftëtarëve të nderuar, sot veteranë e invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshëve, Medvegjë e Bujanovc dhe të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, familjarëve të dëshmorëve dhe lexuesve të nderuar të shkrimeve të para Luftës, gjatë saj dhe pas luftës.

Po kështu, me anë të kësaj fotografie, dua t’u tregoj se kështu do të zhvillohet kjo pjesë e jetës që më ka mbetur.

Kjo pjesë do të kalohet në “Lugun e Gjeraqinës” në pjesën veriore të Rahovecit.

Në fund, dëshiroj që fëmijët e Kosovës ta kenë një fëmijëri më të lumtur se unë dhe gjenerata ime, të rinjtë ta kenë një rini
më të lumtur se unë dhe gjenerata ime, që dëshmorët e kombit ta kenë një vend të merituar në Parajsë, e unë ta kem një pleqëri të lumtur.

PRA, LAMTUMIRË DITARË, STUDENTË E INDEKSA!

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit