Plani i Buffon pas pensionimit

Gianluigi Buffon, sipas raportimeve thuhet se në fund të këtij sezoni do të pensionohet nga të qenit lojtarë aktiv, përkundër që portieri legjendar i italian ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë personalisht, por kontrata e tij me Juventus skadon më 30 qershor të këtij viti.

Në rast se Juventus arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit, Buffon edhe mund të vazhdojë kontratën eventualisht edhe për një vit tjetër, mirëpo sipas “Gazzetta dello Sport”, gjasat se portieri i Juves mund të largohet nga futbolli aktiv në fund të sezonit, janë të mëdha.

Megjithatë, shumëkush pyetet se çfarë do bëjë më pas Buffon dhe shtypi italian thotë se, 40 vjeçari do të marrë një rol të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Italisë.

Buffon në esencë do të bëhej president i ekipit “Azzurri”, por opsionet tjera përfshijnë edhe punën si menaxher i skuadrës apo edhe në rolin e trajnerit.

Përshëndetja e kapitenit me Italinë do të jetë në qershor, kur italianët do përballen me Holandën në stadiumin e Juventus në Torino, duke i mundësuar atij që të përshëndetet nga Kombëtarja në stadiumin e ekipit të tij, ku luan që nga viti 2001.

Në fakt, ka shumë klube italiane dhe ta huaja, që do t’i ofronin Buffon kontratë të majme për të vazhduar të luajë për ta, mirëpo ai e ka bërë të qartë se, edhe nëse do vazhdoj për pak kohë më shumë, atë do ta bëjë vetëm me Juventus dhe askund tjetër.

E kjo gjë mund të ndodh vetëm nëse “Zonja e Vjetër” arrin ta fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi ai dëshiron të luajë në Kupën e Botës për klube.

Gigi Buffon veçse është takuar me presidentin e Juves, Andrea Agnelli dhe i ka bërë të qartë atij vendimin për të ardhmen, por ende asgjë nuk është bërë zyrtarisht publike.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit