Probleme në qarkullim, në zonat malore të rajonit të Prizrenit

Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në qarkullim, në rrugët e rajonit të Prizrenit, kryesisht në zonat malore.

Zyrtarët e Komunës së Malishevës kanë raportuar se reshjet e shumta të borës në 24 orët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullim, në disa rrugë në territorin e kësaj komune. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ekipet janë në terren, por rënia e vazhdueshme e borës është duke shkaktuar probleme, përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori Morina përmes njoftimit të ZI-së ka bërë të ditur se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, është në terren dhe po bën pastrimin e rrugëve nga bora, mirëpo reshjet e vazhdueshme po e vështirësojnë mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas tij, gjendja më e rënduar është në fshatrat e thella malore, sidomos në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit