Bashkimi me gjasë reale për Final Four

Bashkimi e ka mposhtur skuadrën bullgare Academic Bultox 99 me shifrat 94:81 në ndeshjen e parë drejt inkuadrimit në Final Four të Ligës Ballkanike. Në këtë mënyrë, prizrenasit më 4 prill do të shkojnë në Plodviv të Bullgarisë me 13 pikë epërsi, por që epërsia e tyre ka mundur të jetë shumë më e madhe, pasi pas përfundimit të çerekut të tretë dallimi ishte plot 25 pikë, 80:55. Mirëpo, në dhjetëminutëshin e fundit bullgarët ishin më të mirë dhe këtë pjesë të lojës e fituan me 26:14, për t’u afruar në fund në “vetëm” 13 pikë, 94:81.

Frederic Stutz me 20 pikë të shënuara ishte më efikasi te Bashkimi, Aaron Moss i shtoi 19 sosh, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe: Mikaile Tmusic (17), Vincent Zollo (15) dhe Urim Zenelaj (10). Në radhët e mysafirëve më efikasi ishte Vasil Bachev me 19 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Aleksandar Gruev me 16 e Dimitar Dimitrov me 14 pikë të shënuara.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit