S t o p !

Drejtoria e Inspektoratit sërish ka ndaluar punimet në një tjetër objekt afaristo-banesor, i cili po ndërtohet në lagjen “Jeni Mahalla”.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se objekti me tri kate bodrum, dy kate përdhese me lokale afariste dhe me tetë kate për banim, nuk ka leje.

“Përveç kësaj, një pjesë e parcelës së objektit në fjalë është ndërtuar në pronë publike”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Ky objekt, tërësisht i ndërtuar pa leje, është dëshmi se sa shumë ka degraduar Prizreni gjatë qeverisjes së kaluar. Për këtë objekt dhe rastet të tjera, së shpejti do të dalim me një konferencë për shtyp”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit