Islami kërkon burg për Hashim Thaçin

Analisti politik, Dardan Islami, ka komentuar skandalin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Islami ka thënë se Thaçi ka gisht në rastin e dëbimit të turqve, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit.

Thaçi duhet të arrestohet, ka vlerësuar Islami, në një debat në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme për shkarkimin e Thaçit nga posti i presidentit.

Nëse ka nevojë, Thaçi duhet edhe të futet në burg, ka vlerësuar Islami. /Express/

 

Previous article
Next article

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit