Kosova paraqet 13 karateistë për Evropianin në Serbi

Plot 13 karateistë i ka paraqitur Kosova për pjesëmarrje në kampionatin evropian për seniorë që prej 10 deri më 13 maj mbahet në Novi Sad të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Federata e Karatesë e Kosovës të enjten ka bërë paraqitjen e garuesve për Evropian, duke konfirmuar se është e vendosur që të marrë pjesë në ngjarjen që pritet të bëjë bujë pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Ka javë që për paraqitjen e karateistëve të Kosovës në Serbi kanë shkruar mediat e këtij vendi fqinj dhe kanë folur zyrtarët sportivë serbë. Ndërkohë nuk ka ndonjë qëndrim nga Federata botërore apo ajo evropiane e karatesë.

Karateistët mund të bëhen sportistët e parë që prezantojnë Kosovën në një ngjarje ndërkombëtare që mbahet në territorin e Serbisë.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit