5 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Arbër Rexhaj komenton takimin Haradinaj- Radojçiq

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka komentuar takimet që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,i ka pasuar me Milan Raodjiçic-in.

‘’Së pari dua të vë në pah qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje! se ne kemi nevojë për dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë. Serbët e Kosovës duhet t’i shohim në rolet e tyre shoqërore dhe ekonomike në Kosovë, si punëtorë e të papunë, bujq e studentë, zejtarë e arsimtarë, mjekë e profesorë, amvise e taksistë etj. Integrimi i tyre të bëhet përmes barazisë shoqërore dhe zhvillimit ekonomik, e jo integrim i elitës së serbëve përmes privilegjeve institucionale”, ka thënë ai për “Bota Sot”

“Së dyti dialogu ynë i brendshëm nuk mund të zëvendësohet e stërkeqet me personazhe që qartësisht janë në krye të paligjshmërisë në veri të vendit tonë. Rrugë të shkurtra nuk ka, ndaj Kryeministri aktual duhet të ndalet së gjeturi rrugë aspak të drejta a të dobishme për interesin e përgjithshëm kur jemi te tema e veriut të vendit tonë. Pra as negociatat e mbyllura ne Bruksel e as koordinimi me personazhe të dyshimtë lokal, por dialog shoqëror me serbët e Kosovës në kuadër të zhvillimit socio-ekonomik për të gjithë, pa dallim etnie’’, përfundon Rexhaj.

Më Shumë

Proton Cable Prizreni shënon fitore ndaj Borës

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 101:82 (30:16, 27:31, 19:24, 25:11), në javën e 20-të të ProCredit...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0...

Lajmet e Fundit