Shkëmbi tregon nëse Liria është për titull

Liria as në ndeshjen me skuadrën e fundit në tabelën e Vala Superligës së Kosovës në futboll, Vllazninë e Pozheranit, nuk ka arritur të shkojë më tepër se barazimi.

Në javën e kaluar luajti baras 2:2 me Besën, ndërsa sot 0:0 me Vllazninë. Trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes tha: “Në pjesën e parë na mungoi dëshira dhe qetësia për ta qarkulluar topin. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, por duhet kuptuar që futbolli luhet 90 minuta. Kështu na kaluan dy javë pa i marrë pikë që do të duhej t’i merrnim”.

Pas këtij barazimi, Liria gjendet në kuotën e 44 pikëve, aq sa ka edhe e dyta Prishtina, ndërsa tri më pak se Drita që e kryeson renditjen. “Unë vazhdimisht kam thënë se nuk jemi për titull. Sidoqoftë, jemi aty afër, pastaj janë edhe përballjet direkte me skuadrat e kreut të tabelës. Do të përpiqemi t’i rikuperojmë pikët që i humbëm në dy ndeshjet e fundit”, është shprehur Shkëmbi.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit