1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Vlerësime për librin “Thërras gjërat e harruara”

Therras gjerat e harruara-libri1 “Thërras gjërat e harruara” është libri më i ri i poetit Jeton Kelmendi, i cili jeton dhe veprn ne Bruksel. Libri është botuar nga edicioni i botimeve Rozafa e Prishtinës, ndërsa Kelmendi u ofron lexuesve të tij një liber poetik të shkruar nga një qasje interesante, pasi që mbajnë datat dhe vendet e ndryshme. Studjuesi Agron Tufa shkruan në parathënien e librit se Duke qenë në sfidë me botën e të panjohurave, poeti lëviz, duke i paraprirë në këtë vektor metafizik instinkti i fjalës. Dhe fjala është e vetmja dritë, që e orienton pagabueshëm. Jeton Kelmendi bën një pohim poetik shashtisës kur thotë “Kaq e ëndërt është jeta/ po sa i trishtë rrëfimi”. E pikërisht rrëfimi si aventurë e trishtë është pamundësia mtike e Orfeut që zbret në had (natë) për të nxjerrë në dritë krijesën më të shtrenjtë (Euridikën), që jo rastësisht ia ka përpirë nata. Nga ana tjetër në libër janë botuar edhe mendime të shkurtëra nga përsonalitete të njohura letrare të huaja dhe vendore. Jeton Kelmendi është përkthyer në 25 gjuhë të huaja, ndërsa është lauerat i shumë çmimeve ndërkombëtare siç janë: Doctor Honoris Causa i Institutit të Studimeve të Ukrainiane dhe Kaukazit, në Ukrainë, Aleksandri i madh në Greqi, çmimi Solenzara, në Francë, çmimi World Poetry Competition në Bosnje dhe Hercegovinë, çmimin Nikolaj Gogol në Ukrainë etj.

 

Mendime për poezinë e Jeton Kelmendit

Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë, një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie. Preferon të shtegtojë më mirë brenda zemrës së tij, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën e dhënë pas personazheve të tij. E përsëris, arti i tij i çastit është i mahnitshëm në mjeshtërinë që përdor. Poezitë e tij, jo rrallë janë përmbledhur disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe mungesave të tij.

Akademik Athanase Vantchev de Thracym, Francë

Me lulishten frymëzuese, fjalët rrjedhin dhe përkthehen lehtë, ai ka efekte këmbëngulëse letrare, të cilat mund t’i gjeni në këtë volum. Jeton Kelmendi na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i madh.

Christopher Lawrence, Angli

Autori ynë ka aftësi të lëvizë nëpër kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmja dhe e ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve kozmopolitanë.

Prof. Dr. RICHARD A. BROSIO,
Universiteti i Michigan-it, Professor Emeritus, SHBA

I ndiej intuitivisht poezitë e Jeton Kelmendit si pjesë që fillon në pararojën e një rifreskimi aktual në poezinë e re evropiane të shekullit 21.

Prof. Dr. Jüri Talvet, Estoni

E shkruar në vende dhe qytete të ndryshme, me data të cilat i japin lindjes së poezisë përcaktueshmëri kohore, që është emblemë në pakohësinë e kësaj poezie, në kontakt me ambientin e vendit të vet, me të cilën, ndonëse diku larg në botë, asnjëherë nuk i ndërpret lidhjet. Kam guxim të them se Jeton Kelmendi është poet i madh! Poezia të cilën e kam lexuar, duke e parandjerë atë që do ta shkruaj, më japin të drejtën të them këtë. Në këtë poezi ka nuanca dhe gërshetime të cilave do t’ua kishte lakmi edhe Vasko Popa.

Miraš Martinovi?, Castel Nuovo, Mali i Zi

Nuk është e çuditshme që përfaqësuesi i klanit luftëtar të Kelmendit u bë shkrimtar. Kështu që tradita poetike e Arbërisë e merr zanafillën që nga mesjeta e hershme. Jeton Kelmendi duke vazhduar këtë traditë, arrin mjeshtërisht me fjalët e tij ta përshkruajë shpirtin shqiptar, të fuqishëm nëpër breza.

Ivan Rijebci, Ukrainë

Poezia e Jeton Kelmendit është një dukuri joordinere në qiejt poetikë të Evropës bashkëkohore. I njohur në shumë vende, tridhjetëvjeçarit poet-akademik iu dha të krijojë një botë origjinale artistike, e cila shkëlqen me një dritë shpirtërore në thellësitë e errëta të materies dhe i jep mundësi lexuesit të gjejë rrënjët e “unit” të tij. Poezia e Jeton Kelmendit është thellësisht lirike.

Nga Aleksandër DMITRJEV, Rusi

Jeton Kelmendi, në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“, ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra, të cilat i ka përfshirë në adresimin e tij poetik.

Prof. Dr Sherif Algayar, Egjipt

Jeton Kelmendi është një poet i dashurisë. Temat e poezisë së tij janë sensualiteti dhe bukuria me figura lirike. Një vajzë e bukur në poezitë e Kelmendit është gjithashtu një metaforë e poezisë dhe e “dashurisë ninive”, element integral i gatishmërisë së pikës së fundit të artit.

Krystyna Lenkowska, poete, Poloni

Ky është një poet, i cili ndjek rrugën e tij të veçantë, qoftë në aspektin filozofik e qoftë në atë human, i cili me të vërtetë të lëndon me pikëllim të thellë dhe të pjekur, të argumentuar qoftë edhe me hollësi të imta, të ngulitura dhe të akumuluara në vetë poezinë.

Heba Esam Egjipt

Jeton Kelmendi shkruan nga zemra e kohës tonë aktuale. Ai bashkon kurbetin e tij-largësinë e tij nga vendi i lindjes me gjithë atë që është e dashur dhe e afërt me të tjerët. Përmbledhja e Kelmendit është një shkrim poetik i cili mbështetet në pamje me kuptimin e së cilës anon kah gjendja habitëse, të cilën poeti e shndërron në dialog pozitiv me pamjet e jetës të cilat duken të zakonshme, të cilat ai i prezanton me pamje të ndryshme, të veçanta dhe artistike.

Rasim El-Med-hum, Palestinë

Thuase duke apeluar në një gjini personale të qartësisë, mendimtar përmes formimit, Jetoni nuk propozon subjekte të „mëdha”, por mbështetet, përkundrazi, mbi përjetimin e detajit, të sentimentit, të çastit, të sendeve dhe ndjenjave të thjeshta, mbi historinë e pashkruar të ngjarjeve të përditshme, të brendshme apo të jashtme të tij.

Marius Chelaru, Rumani

Drita e fjalës, qartësia e mendimit dhe ekuilibri, nënkuptojnë një qëndrim meditativ e teoretik në filozofinë e Niçes (Nietzsche), si dhe të autorëve tjerë, gjermanë, rumunë e shqiptarë, ndër të cilët shquhet edhe shpirti mendimtar i Jeton Kelmendit.

Lucian Gruia, Rumani

Besnik i denjë i fjalës, Jeton Kelmendi është padyshim një mjeshtër i vargut, i cili me fjalën e tij krijon ngjarje dhe figura specifike, duke u bërë njëri ndër poetet më të mirë të kohës së vet.

Mustafa Badawy Poet – Maroko

Kelmendi, i dashuruar në atdheun dhe kombin, Zotin e atdheut qindramijëravjeçar, që atij i jep emrin shqiptar, e krahason me mendimin e shkëlqyeshëm. Tema e atdheut dhe e lirisë, të cilat në poezinë e Kelmendit dalin në plan të parë, trajtohen në përmasa të ndryshme.

Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK, Turk

Takimi me poezinë e poetit Jeton Kelmendi, më ka rezervuar momente drithëruese në thellësi të qenies. Ky shkrimtar i ri shqiptar, i njohur tashmë në shkallë internacionale, ka mundur të krijojë një botë poetike krejtësisht të tij, një botë që i tejkalon konfliktet dhe mënyrat e pandershme me të cilat ajo mundohet të operojë.

Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Ukrainë

Poezia e Jeton Kelmendit është e mbushur plot e përlot me shpërthime simbolike dritëdhënëse.

Serguiï Dziouba, Ukrainë

Kelmendi zgjedh hapësirë lirike dhe intime si fokus të krijimtarisë së tij. Linjat e këngës janë një përpjekje për të dokumentuar rreh zemrës, pritjes, ëndrrave, në mes të tabanit qiellor që lexohet sot në Izrael, natën e ditën e re.

Edith Lomovasky- Goel, Izrael

Jeton Kelmendi sikur vjen nga legjendat e vjetra të Europës juglindore, vjen të dëshmojë këtej për mjegullen, dashurinë dhe egërsinë që i rrinë ngat njëra-tjetrës, por që, në fund gjithnjë fiton dashuria…
Dhe poeti kosovar Kelmendi në rrugë e sipër thotë: “Dikujt i dëgjohet zëri/E dikujt fjala,/ për të dëshmuar se fuqia e fjalës, e jo tonaliteti i zërit e bën njeriun-njeri…
Porse, rrugëtimi vetëm nuk bëhet thotë ai, andaj duhet të falësh veten dashurisë, që të jesh gjithnjë i shoqëruar me veten tjetër…

Halil Matoshi, Prishtinë

Poezia e Jeton Kelmendit është e dendur nga kuptimet. Ai nuk shpreh dhe nuk kërkon lustrën e sipërfaqes, por magmën që del nga thellësia. Konceptualiteti është i frenuar e i nënshtruar figurës dhe i shërben për ta fuqizuar idenë.

Dr. Irena Gjoni, Shqipëri

E paemërtuara dhe e pathëna kërkojnë shtegun e tyre të shqiptimit dhe të emërtimit: për ta mundur shurdhësinë, për të shpërthyer nga ambisi i jetës. Dhe folësi lirik i poezisë së Jeton Kelmendit e gjen këtë shteg tek shpirti i fjalës dhe i mendjes. Tek veprat e papërsëritshme, si janë dashuria, mirësia, shpirtësia e amësia e truallit.
Porse qeniet, fryma, gjërat, ngjarjet, universi; që nuk ndiejnë nevojë as për fjalë, pos t’i ndiejnë ato trokitjet e brendshme të tiktakut të zemrës, apo t’i kujtojnë pikat e shiut të dashurive në luftë a në atë hapësirën e yjeve…. i ofrojnë poetit dhe dorën e solidarësisë së emocionit, të bashkëndjesisë. Më shumë se sa empiri e rëndomtë, kjo lirikë kërkon identitetin e kësaj qenie-gjërash-ngjarjesh… kërkon atë formulën ontologjike të ndërtimit të vetvetes kundruall këtij imazhi aq të shpërfillur a të shenjës së humbur.

Prend BUZHALA, korrik 2013

Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit, gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës.

Albert Nikolla, Shqipëri

Gërshetimi i të bukurës me të mençurën mund të jetë një tipar i Kelmendit i kushtëzuar nga etnopsikologjia e vendit nga e ka origjinën (Rugova), por mund të jetë edhe vazhdimësi e natyrshme e poetikës që e mbollën dhe e kultivuan deri në përsosmëri dy urtakët e lirikës shqipe, Azem Shkreli në Kosovë dhe Martin Camaj në diasporë.
Ky tip vjershash “konceptuale” ku, për mendimin tim, përfshihen poezitë më të mira të Jetonit, kërkon një lexues elitar, të përgatitur mirë teorikisht, por edhe shkencërisht dhe me horizonte të gjera njohurish të përgjithshme, edhe nga filozofia.

Mr. Sc. Anton Gojçaj, Mali i Zi

Therras gjerat e harruara-libri

 

Më Shumë

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Komuna e Dragashit merr përsipër pagesën e energjisë për ndriçimin publik në fshatra nga shkurti i vitit 2025

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka njoftuar udhëheqësit e fshatrave se qeveria komunale do të merr përsipër pagesën e faturave të energjisë...

Lajmet e Fundit