1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Vritet një i mitur në Suharekë

Një i mitur nuk i ka përballuar plagëve të marra nga sulmi me thikë në Suharekë.

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:38, tre të mitur të moshës 15, 16 dhe 17-vjeçar kanë sulmuar me thikë dy të mitur tjerë nga fshati Gjinoc.

“Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë. Hetues rajonalë dhe krim teknikët i kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tre të dyshuarit janë arrestuar. Po ashtu edhe mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale.

Pritet intervista me të dyshuarit për të zbardhur rrethanat e rastit.

Më Shumë

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Lajmet e Fundit