Shkëmbi: E kam thënë, Liria nuk është për titull

Liria është mposhtur në fushën e saj nga Llapi me rezultat 1:2, duke bërë një hap të madh prapa në synimin që kampionatin ta mbyllë sa më afër kreut. Trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes ka thënë: “Nuk më pëlqeu skuadra në disa momente, por në pjesën më të madhe të kohës më pëlqeu dëshira dhe angazhimi i futbollistëve.

Pjesa e parë ishte ashtu siç e menduam, i patëm dy raste, të cilat nuk i konkretizuam. Pastaj pësuam gol nga penalltia pas së cilës nuk reaguam si duhet. Duhet të përqendrohemi në ndeshjet e radhës”.Ndërsa, sa i përket titullit, Shkëmbi e ka përsëritur qëndrimin e tij.

“Nuk kam thënë asnjëherë se Liria do ta fitojë titullin. Ata që e kuptojnë futbollin e kanë të qartë se nuk jemi për titull, pavarësisht dëshirës së madhe që mund ta kemi”, ka shtuar Shkëmbi për Super Sport. Pas kësaj humbjeje Liria mbetet në kuotën e 43 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit