9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Kurti në Prizren: Gratë janë vendimtare për ta bërë Kosovën shtet social

ëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në Prizren u mbajt një tubim me rastin e anëtarësimit të rreth 200 grave e vajzave në këtë lëvizje.

Vetëvendosje thotë se muajt e stinës së pranverës, i ka shpallur muaj të antarësimeve të reja, shkruan “Zëri.info”.

Sot, në Prizren, u mbajt tubim me rastin e anëtarësimit të rreth 200 grave e vajzave në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Muajt e pranverës së këtij viti i kemi shpallur muaj të anëtarësimeve të reja. Për rolin, punën dhe kontributin e grave folën kryetari i Qendrës dhe i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, deputetët Drita Millaku dhe Arbër Rexhaj, si dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti. Zgjerim dhe dinamizim, angazhim e përkushtim, do të shënojnë të gjitha strukturat tonateksa zhvillojnë reformën organizative dhe demokratizimin e thellë të VETËVENDOSJE!-s.

Për ta bërë Republikën e Kosovës shtet social duhet ta avansojmë subjektin tonë politik në Lëvizje edhe sociale. Gratë dhe vajzat janë vendimtare për këtë, theksoi kryetari Albin Kurti.

Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili ndodhet në një konferencë trepalëshe në Turqi të qyteteve Amasya, Berat dhe Prizren, për trashëgiminë kulturore dhe përgatitjen e dosjeve për listën e UNESCO-s.

Më Shumë

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Lajmet e Fundit