AAK-ja në Prizren paralajmëron abstenim në Komitetin e Politikës e Financave

Ministria e Pushtetit Lokal ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të rishqyrtuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit për themelimin e Komitetit të Politikës e Financave.

Mirëpo niveli qendror ka përkujtuar se ky akt komunal mund të prodhojë efekte juridike vetëm pasi që emërimi i anëtarëve të KPF-së bëhet me emra dhe mbiemra, duke pasur parasysh përfaqësimin gjinor sipas legjislacionit në fuqi.

Pikërisht emërimi i anëtarëve në këtë komitet me çelësin e ri të votuar në KK kontestohet nga AAK-ja opozitare, e cila insiston që të përfaqësohet me Ilir Baldedajn, derisa Kuvendi ka votuar që kjo parti të ketë një anëtare grua në KPF, shkruan sot Koha Ditore.

AAK-ja ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në KPF nëse nuk lejohet që anëtar i këtij trupi të jetë Baldedaj.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit