4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Tirana pas Shkëmbit, trajneri mohon gjithçka

Tirana është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe këtë sukses e arriti nën drejtimin e trajnerit Ze Maria.

Mirëpo, skuadra kryeqytetase dhe braziliani i kanë ndarë rrugët, gjë që ka ngjallur spekulimet për emrat që do ta pasojnë Ze Marian.

Në mesin e tyre është edhe Bledi Shkëmbi, aktualisht trajner i Lirisë së Prizrenit.

Mirëpo, vetë Shkëmbi ka thënë se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj mundësie.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, madje nuk e di as nga kanë dalë këto fjalë”.

“Unë i kam hyrë kësaj pune dhe nuk e di çfarë sjell e ardhmja. Do t’i shqyrtoj ofertat nga secila skuadër, e të mos flasim për Tiranën që është klub i madh”, ka thënë Shkëmbi për Insporti.com.

Sidoqoftë, ai është i përqendruar te puna me skuadrën aktuale. “Nuk kam biseduar ende me zyrtarët e Lirisë dhe me asnjë skuadër tjetër, sepse është ende shumë herët.

“Jam i përqendruar në punën te Liria, ndërsa për të ardhmen shohim pas përfundimit të kampionatit. Në fundjavë na pret një ndeshje shumë e vështirë me Feronikelin, që është një skuadër shumë cilësore”.

“Megjithatë, ne kemi dëshmuar se mund të fitojmë edhe ndaj rivalëve më të fortë, prandaj do të hyjmë me synimin për t’i arkëtuar tri pikë të reja”, ka theksuar Shkëmbi.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Lajmet e Fundit