9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Rikthimi i Kosovës në Bienalen e Venedikut me rrëfim për vitet e 90-ta

Arkitektja Eliza Hoxha do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 16-të të ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut. Hoxha do të marrë pjesë me temën “Qyteti është gjithandej”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se tashmë ministria ka zgjedhur që Hoxha ta përfaqësojë Kosovën në këtë bienale.

“Për ne si shtet është shumë e rëndësishme të jemi në një ngjarje të tillë e cila shënon arritjet në arkitekturë, hapë tema dhe debate të reja që lidhen me qytetin, marrëdhënien e njerëzve me të, proceset globale që e ndikojnë atë dhe vendimet politike që merren për të. Andaj ku ka me mirë se në një ngjarje të tillë si kjo – Kosova të shpalos sfidat dhe rrëfimet e saj pas një viti mungese, mospjesëmarrje nga bienalja e kaluar” , tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se “dimplomacia kulturore dhe akterët e saj janë pjesë përbërëse dhe tepër e rëndësishme e shtetformimit dhe ndërtimit të imazhit në botë. E tillë është edhe kjo pjesëmarrje e cila sivjet vjen nën temën ombrellë “FREESPACE” apo “HAPËSIRË E LIRË”. Ministri Gashi foli për rëndësinë e temës duke thënë se rrëfimi për vitet e 90-ta është një rrëfim unik në sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive të shqiptarëve të Kosovës në vitet e 90-ta.

“Arti, kultura e arkitektura si pjesë e përgjithshme dhe e prodhuar nga këto procese janë hapësire shumë e mirë për të krijuar retrospektivën historike nga një perspektivë tjetër dhe me mjete të tjera komunikimi për një publik më të gjerë. Jam shumë i lumtur që kjo nismë do ta hap derën për rrëfimet e tjera të këtyre viteve për ndërtimin e rrëfimit të madh të atyre viteve”, u shpreh ministri Gashi.

Sipas tij, tema e përzgjedhur nga Eliza Hoxha është një mundësi e mirë për të pasqyruar retrospektivën historike të viteve 90-ta.

Kurse Hoxha tha se tema e zgjedhur për pavijon është shtëpi e pakryer me blloka, e përzgjedhur për arsye se në vitet e 90-ta ka qenë një hapësirë që e ka kompensuar mungesën e qytetit.

“Përderisa jetën tonë sociale dhe publike e kemi futur në shtëpitë e shpërndara, brenda është hapësirë publike që në mënyrë metaforike mundohet të paraqitet një pasqyrë e lirisë, streha jonë në këtë pavijon janë satelitet”, tha ajo.

Jehona Shyti, komisionere për pavijonin e Republikës së Kosovës tha se kjo temë lidhet me vitet e 90-ta, me rezistencën sociale. Titulli “Qyteti është gjithandej” dhe tregon për hapësirat private që ishin shndërruar në hapësira publike.

Hapja e pavijonit të Republikës së Kosovës bëhet më 24 maj.

Më Shumë

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit